Porsche ka ridizajnuar plotësisht makinën e garave 911 GT3 R Hybrid për Nürburgring
911 GT3 R Hybrid 2.0 e re do të nisë garën 24-orëshe të Nürburgring më 25 qershor. Me komponentë 20% më të lehtë të lëvizjes hibride dhe aerodinamikë të përmirësuar, GT3 R Hybrid 2.0 ofron efikasitet të përmirësuar të karburantit me kohë të ngjashme xhirosh.
Fuqia e çdo motori elektrik në boshtin e përparmë është rritur nga 60 kW në 75 kW, duke i dhënë pilotit një shtesë prej 200 kuajfuqish përveç 470 kuaj fuqi të njësisë së pasme të fuqisë. Pesha totale e makinës ka rënë nga 1350 në 1300 kilogramë.




Home | Articles
April 20, 2026 00:51:41 +0300 GMT
0.001 sec.